Kasami “ofron” investimin e parë në Tetovë, premton 60 punësime të reja

Në vigjilje të rrethit të dytë zgjedhorë dhe fushatës kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami sot ka qëndruar në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Kasami ka vizituar “Pestova”, me qendër në Vushtri, e cila sipas Kasamit, ka kapacitet shumë të fuqishëm i përpunimit të prodhimeve bujqësore. Kasami shton se me ardhjen e tij në krye të Komunës, kompania e parë që do të vijë për të investuar është pikërisht kjo kompani e cila parasheh të hapë 60 vende të reja pune.
“Sot vizitova kompaninë Pestova në Vushtrri, një kapacitet shumë i fuqishëm i përpunimit të prodhimeve bujqësore. Kjo kompani ka shprehur gadishmëri të investoj në Tetovë, ku pritet të hapen 60 vende të reja të punës”, ka shkruar Kasami.