Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nuk ka pranuar që të jap deklaratë në lidhje me deputetin e Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepin.
Kasami ka thënë se sot është në cilësinë e kryetarit të komunës dhe se ajo çështje është e mbyllur.
“sot jam në cilësinë e kryetariz nuk jap deklarata politike. Kam aq shumë punë këtu në kuadër të komunës, atë tem e kemintë mbyllur. Mbrëmë isha para mediumeve 2-3 herë, pas orarit të punës do të jemi edhe për atë pjesë të disponueshëm. Ka organe të tjera brenda partisë, është sekretari gjeneral të cilit mund t’i merrni deklaratë”, u shpreh Bilall Kasami.