Kasami: Nuk është Dimitrievski ai i cili përcakton se ku dhe si do të përdoret flamuri kombëtar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami që është edhe lider i Lëvizjes BESA, sot tha se ndarja e pozicioneve brenda qeverisë ka përfunduar dhe pritet që të bëhet emrimi i funksionarëve.

“Sa i përket pozicionimit të VLEN-it brenda qeverisë dhe ndarjes së pozicioneve brenda VLEN-it jemi në përfundim e sipër, dhe nga kjo mbledhje e qeverisë mund të nis emërimi i kuadrove të VLEN-it në qeverinë e ardhshme”, tha Kasami.

I pyetur se si e komenton deklaratën e Dimitrievskit se nuk mund të vendoset flamuri shqiptar në qeveri, Kasami u përgjigj se nuk është Dimitrievski ai i cili përcakton se kur dhe si do të përdoret flamuri kombëtar.