Kasami nga Shipkovica: Zhvillimi i turizmit malor do të jetë prioritet i ynë

Kreu i Lëvizjes Besa dhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sonte ka prezantuar programën e tij për qeverisjen katëvjeçare të Komunës së Tetovës në fshatin Shipkovicë.

Nga Shipkovica Kasami deklaroi se për Malësinë e Sharrit kemi projekt të veçantë, me anë të së cilit do ta zhvillojmë turizmin malor, sepse kjo zonë ka resurset dhe potencialin e mjaftueshëm për t’u zhvilluar dhe për tu bërë një nga zonat më të mëdha turistike në rajon.

Si kryetar i ardhshëm i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka vizion dhe strategji të qartë se si Tetova të shëndrohet në një mjedis evropian dhe modern, gjithmonë duke ruajtur traditën, kulturën dhe të kaluarën historike, sepse ato janë vlerë e pandashme e Tetovës. Vizioni i tij është që komuna e Tetovës të jetë shtëpieë përbashkët për të gjithë, duke ofruar shërbime cilësore, ambient të sigurtë, infrastrukturë të shëndoshë arsimore për çdo banor të Tetovës.