Zgjedhjet pēr Këshillin komunal të Tetovës tashmë janë zgjedhje mes dy koncepteve, mes dy vizioneve për të ardhmen e qytetit tonë, por edhe më gjerë për gjithë viset shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Konteksti, rrethanat, praktikat e qeverisjes i bëjnë këto zgjedhje të një rëndësie të veçantë, i bëjnë këto zgjedhje ta tejkalojnë karakterin lokal dhe të jenë një vulë e vullnetit të shqiptarëve për një kthesë politike dhe historike.