Kasami nga Reçica e Madhe: Oponentët tanë po keqpërdorin fëmijët dhe taksat tona në koncerte partiake!

Kryetari komunës Tetovës Bilall Kasami si dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes Besa, Besar Durmishi realizun takim me banorët e Reçicës së Madhe. Kreu i Tetovës deklaroi se ai po punon vazhdimisht që komuna të funskionoj ndryshe e jo sikur në qeverisjet e kaluara. Kasami gjithashtu ka thënë se BDI po keqpërdor fëmijët nëpër koncerte.

“Oponentët tanë në mungesë të programit, organizojnë koncerte, madje çka është më e keqja po keqpërdorin fëmijët tanë taksat tona, duke paguar shuma marramendëse”, ka deklaruar Kasami.
Në fund ai tha se tetovarët, shqiptarët dhe gjithë tjerët janë zgjuar dhe duan ndryshimin gjithëandej.