Kreu ì Tetovès, Bilall Kasamì tè dielèn qèndroì nè Kodrèn e Diellit dhe njoftoì pèr planet nèpèrmjet Facebook-ut.
Citojmè:
“Edhe pse është ditë vikendi, sot, së bashku me drejtuesit e sektorëve të urbanizmit, veprimtarisë komunale, inspektoratit komunal, si dhe projektant, inxhinier e gjeodet kemi qëndruar në Kodër të Diellit më konkretisht në lagjen e vikend shtëpizave, ku pamë edhe nga afër vendin ku planifikohet që të hapet një rrugë e re duke nisur nga hyrja për tek Kodra e Diellit që do të krijonte edhe qarkoren dhe mundësinë që të kemi qarkullim të lehtësuar për hyrje dhe dalje jo vetëm te vikend shtëpizat, por edhe lëvizjen më të lirë deri tek pjesa turistike pa pengesa edhe gjatë dimrit.
Rruga përgjat vikend shtëpizave do të jetë sipas të gjitha standardeve të nevojshme dhe do të plotësoj kushtet për qarkullim edhe të autobusëve.
Gjithashtu, në procedur është edhe plani detal urbanistik ku ne si komunë do të angazhohemi në maksimum që ky plan sa më shpejt të jetë në dispozicion të qytetarëve të interesuar.
Së bashku me inspektoriatin komunal, gjithashtu inspektuam edhe ndërtimet e reja ku vlen të theksoj se për dallim prej viteve tjera, këtë vit presioni për të ndërtuar objekte pa leje si dhe tentimi për uzurpim të pronës publike është dukshëm më i vogël dhe unë falenderoj personalisht qytetarët për mirësjelljen dhe mirkuptimin e tyre.
Gjithashtu apelojmë tek të gjithë ata që janë të interesuar për ndërtime të objektve të reja që të kenë durim derisa të jetë në funksion edhe plani detal dhe çdokush do të mund të ndërtoj objekt apo vikend shtëpiza konform ligjit dhe rregullave duke i plotësuar të gjitha standardet e nevojshme.
#meZEMËR #përTETOVËNtonë ❤️
#përKodrënEDiellit”, shkruan ai.