Kasami: Nga Çashka e deri në Ohër, policia po i kap duke blerë vota, do të dënohet me burg gjithçka

Bilall Kasami në rrjetin social facebook mes tjerash shkruan se policia po kap shumé persona duke vjedhur vota por sipas Kasamit duhet bërë durim deri nesër se gjithcka do të dënohet me burg.

“Sot dhe nesër janë orët e fundit të hajdutëve. Kërcënimet dhe sharjet prej tyre, janë shenja se kanë marrë fund.

Nga Çashka e deri në Ohër, policia po i kap duke blerë vota. Blerësit dhe vjedhësit e votave do të dënohen rëndë, me 5 vite burg.

Prandaj mos kini frikë. Merrjauni paret, se nga ju i kanë vjedhur, por votën jepjani atyre që janë të ndershëm, atyre që sjellin ndryshim, drejtësi e zhvillim” – ka shkruar Kasami.