Kasami në terren: Pishina duhej të ishte gati n’shkurt 2020

Sot kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka vizituar pishinën e qytetit.

Me këtë rast Kasami ka shkruar:
Sot, isha në vizitë tek pishina e qytetit ku desha të njoftohem nga afër se deri ku janë duke u zhvilluar punimet, pasi e njëjta është dashur që të jetë gati në muajin shkurt të vitit 2020.

Edhe pse kryesisht financohet nga Agjencia për Rini dhe Sport, Komuna e Tetovës gjithashtu ka dorë në realizimin e këtij projekti, siç janë: përgatitja e terrenit për ndërtim, sigurimi i energjisë elektrike, kyçje në kanalizimin atmosferik, ndërtimi i kushteve për kyçje në ujë dhe kanalizim, sigurimi i qasjes deri pishina, në rast të shfaqjes së instilacionit nëntokësor, me mjete të tyre të sigurojnë dislokimin etj.

Pishina në Tetovë ëhtë nevojë imediate pasi ajo do të mundësoje aktivitete edukative, rekreative dhe sportive për trening, si dhe për gara lokale. Pishina do të përmbush të gjitha standardet e Federatës Botërore të Notit (FBN).