Kandidati për Tetovën, Bilall Kasami bashk me ministrin Arjanit Hoxha, sonte kanë vizituar fshatin Sellcë. Nga atje Kasami theksoi se Sellca më 31 tetor do ta bëjë diferencën për Tetovën.
“Sellca me 17 tetor e tregoi mbështetjen e parezervë për ndryshimin e Tetovës, ndërsa me 31 tetor do ta bëjë diferencën!
Vizitë në Sellcë bashkë me ministrin Arjanit Hoxha, ku bashkëbiseduam me banorët e këtij fshati. Me zemër për Tetovën!”, ka shkruar Kasami në FB.