Kasami: Në raundin e dytë morëm dyfishin e votave pa asnjë kërcënim, qytetarët dënuan Teuta Arifin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin Click Plus, disa ditë pas fitores së Tetovës ka deklaruar se shkak I fitores kanë qenë aktivistët e Besës po edhe aktivistët e ASH-së, dhe qytetarët, njofton Monitor.mk
Ai tha se Teuta Arifi ka humbur për shkak të revoltit dhe dëshpërimit. Shtoi se struktura e BDI-së dhe maqineria votuese që ka krijuar BDI-ja I ka ndihmuar Teuta Arifin në mandatin e parë dhe të dytë.
“Arifi nuk do të mund të merrte më shumë se 5 mijë vota. 25 mijë vota ishin vota kundër Teuta Arifit në raundin e parë. Në raundin e dytë ne morrëm dyfshin, kurse znj. Arifi nuk arriti të marë as 4 mijë vota. Edhe atë me blerje e shantazhe”, tha Kasami.
Shtoi se Besa ka vota nga etnitete të ndryshme, rrom, shqiptar, turq maqedon. Tha se kjo votë është votë kundër Teuta ARifit dhe për një qytet të mirë e të dinjitetshëm.