Kasami: Në prag të Bajramit kemi paguar K-15 për të punësuarit e komunës

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në prag të festës së Bajramit, punëtorëve të komunës u është lëshuar gjysma e vlerës së pagës (regres). Kasami thotë se edhe përkundër vështirësive financiare, komuna është e përkushtuar për reforma në administratë.

“Të nderuar të punësuar komunal, gjatë kësaj jave në llogaritë tuaja bankare u është lëshuar gjysma e vlerës së pagës (regres) në prag të festës së Fitës Bajramit. Përkundër vështirësive financiare dhe bllokimeve të shumta, komuna e Tetovës vazhdon me përkushtimin maksimal në shërbimin e qytetarëve dhe në reformën administrative. Prandaj edhe përkushtimi ynë në këtë drejtim është i vazhdueshëm!”, ka shkruar Kasami.