Kasami: Ne dhe Albin Kurti jemi me popullin, Ali Ahmeti është me oligarkët!

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka komentuar vizitën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti në Kosovë, shkruan gazeta LAJM. Kasami tha se kjo vizitë ndodhi pas qendrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë. Megjithatë, Kasami shtoi se Ahmeti në Kosovë u prit nga oligarkët, ndërsa Kurti në Maqedoninë e Veriut nga populli shqiptar.

“Aliu është i frikësuar. Aliu e sheh edhe në ëndërr Lëvizjen Besa dhe opozitën dhe si rezultat i kësaj kur zgjohet nga gjumi nuk din veprimet që I bën. Albin Kurtin dhe opozitën shqiptare në Maqedoni e pritën shqiptarët dhe ajo pritje ishte madhështore dhe atë nuk e mbulojnë as paditë penale dhe për kundërvatje kundër meje dhe kryetarëve të komunave tjera dhe askujt. Atë nuk e mbulon as vizita tek një biznismen i Kosovës. Në këtë rast Aliu tregoi se me kë është, Albini ishte me popullin dhe populli me Albinin, Aliu është me oligarkët dhe oligarkët me Aliun.