Kryetari i Lëvizjes Besa, Biall Kasami sot edhe zyrtarisht në një konferencë të përbashkët për shtyp ka njoftuar kalimin e Fatmir Limanit dhe strukturës së tij politike në radhët e Lëvizjes Besa, përcjell TV21. Kasami tha me këtë veprim po forcohet opozita shqipatre.
“Për mua është një kënaqësi e veçantë që menjëherë pas shpalljes së datës së kongresit të partisë, fillojmë me forcimin e radhëve tona. Sot jemi këtu së bashku me veprimtarin Fatmir Limani dhe shokët e tij për të bërë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të opozitës shqiptare, duke iu bashkangjitur radhëve të Lëvizjes Besa. Për ne paraqet nder dhe respekt që një figurë kombëtare si Fatmir Limani, që i ka kushtuar gjithë jetën e tij veprimtarisë kombëtare, të bëhet pjesë e Lëvizjes Besa”, tha Kasami.