Kasami: Merr fund problemi me ujin e pijshëm në Falisht dhe Saraqinë

Zgjidhet problemi për ujë për 20- 30 vitet e ardhshme për fshatrat Falisht dhe Saraqinë.

Për shkak të defekteve të shpeshta dhe mungesës së projektit së linjës së ujësjellësit në këtë pjesë të komunës, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar se arritën që të zgjidhin këtë pengesë të furnizimit me ujë duke hapur një pus të ri të ujit ku do ta transferojnë linjën e mëparshme duke i dhënë fund problemit shumëvjeçarë të furnizimit me ujë për banorët e Falishtit dhe Saraqinës.