Kasami me ministrin e Bujqësisë: Nuk do t’i lëmë bujqit vetëm në këtë situatë

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami sot së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, kanë vizituar bujqit që pësuan nga përmbytjet në rajonin e Pollogut.

“Gjatë këtij takimi, diskutuam gjerësisht për përmbytjet e shkaktuara nga moti i lig që kaploi rajonin tonë dhe për dëmet që u janë shkaktuar bujqve.
Jemi të përkushtuar për të gjetur zgjidhje të shpejta dhe efektive për të ndihmuar bujqit. Së bashku me ministrin, theksuam se qeveria dhe komuna do të jenë të bashkuara dhe të vendosura për të ofruar mbështetje të plotë për çdo bujk të prekur nga kjo fatkeqësi.
Nuk do t’i lëmë vetëm në këtë situatë. Bashkë do të përballojmë çdo sfidë!”, deklaroi Kasami.