Kasami: “Me 31 tetor Vica do ta dyfishojë përkrahjen për ndryshim!”

Kandidati i Lëvizjes Besa, për komunën e Tetovës Bilall Kasami njëherit kryetar i partisë, në vigjilje të rrethit të dytë zgjedhorë që do të zhvillohet në Tetovë, ka vazhduar me aktivitetet dhe vizitat e fshatrave të Tetovës.
Kasami sot është ndalur në fshatin Vicë fshat në të cilin ka falënderuar banorët për kontritubin e dhënë në rrethin e parë dhe u ka shpjeguar atyre edhe njëherë programin konkret me të cilin garon në këto zgjedhje. Në këtë vizitë, Kasami ka qenë i shoqëruar nga ministri Arjanit Hoxha.
“Vica me 31 tetor do ta dyfishojë përkrahjen për ndryshim! Bashkë me ministrin Hoxha, bashkëbisedim me banorët e fshatit Vicë dhe falenderim për kontributin e dhënë. Me zemër për Tetovën!”, ka shkruar Kasami.