Kasami: Marrëveshje me partitë maqedonase vetëm nëse ka ndryshime kushtetuese per avancimin e çështjes shqiptare !


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Tv21 ka deklaruar se marrëveshje me partitë maqedonase Besa do të bënte vetëm nëse avancohet çështja shqiptare.

“Ne pretendojmë që kemi të drejtë me këtë që e kërkojmë me ndryshimet kushtetuese që të futet avancimi I çështjes shqiptare, sepse nga moment kur ishim pjesë e qeverisë dhe në atë marrëveshjes së nënshkruar I referohet ndryshimti kushtetues tha në Clik plus ne TV21Bilall Kasmai lider I lëvizjes BESA.

Në të ardhmen dhe cështjet me avancimin e shqiptarëve. Me LSDM kishim marrëveshje që me hapjen e Kushtetutës ti diskutojmë këtë çështje me cilën do parti politike maqedonase ne fillimisht do të ulemi të bëjmë një marrëveshje ku tema boshte do të jetë avancimi I të drejtës kushtetuese të shqiptarëve. Nuk bëjmë marrëveshje me atë parti e cila nuk do të pranojë ndryshimet kushtetuese për avancimin I të drejtave të shqiptarëve”, tha Kasami.