Kasami: Listës “Më Mirë Për Tetovën” Do t’i propozoj të kenë zëvendeskryetar te komunës

Kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami në tubimin e nëndegës Reçicë e madhe Reçicë e Vogël. Kasami do t’i ka propozojë listës “Më mirë për Tetovën që menjëherë pas të zgjidhet kryetar i Tetovës, që këshilltarin e tyre ta zgjedhim zëvendëskryetar.

“Unë i përshëndes organizatat joqeveritare nga Tetova, të cilat si në asnjë qytet tjetër kanë qenë shumë aktive dhe kanë ngritur zërin për çdo shqetësim të qytetarëve. Gjithashtu përshëndes organizimin e tyre që të dalin në zgjedhje me listë për këshilltarë të emëruar “Më mirë për Tetovën”. Shqetësimet që ata ngrejnë janë edhe shqetësimet tona. Sonte para jush shpalos propozimin tim të parë pas zgjedhjeve. Në momentin që do të zgjidhem kryetar i Komunës së Tetovës, do ti propozoj Listës “Më mirë për Tetovën” që të zgjedhin këshilltarin e tyre i cili do të jetë Zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës. Të gjith ata që e duan Tetovën duhet të jenë bashkë”, ka deklaruar Kasami.