Kasami: “Komuna nuk ka nevojë për doktor por për një ekonomist”

Kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i ftuar në debatin televizim në televizionin Telma, lidhur me pyetjen se për çka ka më së shumti nevojë për të tejkaluar problemet ekonomike, ka thënë se Tetova për momentin është në gjendje të rëndë finaciare dhe se tani më së shumti ka nevojë për ekomonist të mirë i cili do të arrijë të tejkalojë problemet financiare me të cilat ballafaqohet komuna.

“Duke e ndjekur edhe rrugën e debatit të këtushëm, del që Tetovës më së shumti i duhet ekonomist se sa mjek, i cili do të arrijë që t’i tejkalojë të gjitha problemet financiare. Nëse e shikojmë diagnozën, Komuna e Tetovës është në vdekje klinike dhe tani për tani i duhet një njeri që i njeh mirë financat dhe ka vullnet për t’i rregulluar ato, kurse unë e ofroj ekseriencën time, pasi edhe jam njohës i mirë i financave…”, ka thënë Kasami.