Kasami: Kemi realizuar projekte me shumë se sa 8 vite qeverisje nga BDI!


I ftuar në Klan Debat në Klan Macedonia, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami i pyetur në realizimin e projekteve të tij tha se si kryetar i Tetovës për 1 vit qeverisje ka realizuar më shumë se sa BDI në 8 vitet e saja.

Kasami gjithashtu theksoi se komuna ende përballet më borxh të shumta dhe se një
pjesë e të hollave i merr përmbaruesi. Sipas Kasamit, me vendosshmëri dhe punë mund të arrihet gjithçka.