Kasami jep lajmin e mirë për stadiumin e Tetovës

Shpallja publike për stadiumin e qytetit ka përfunduar. Javën e ardhshme komisioni do të shqyrtojë ofertat dhe do të bëhet evaluimi i ofertës fituese. Shumë shpejt do të ✍️nënshkruhet edhe kontrata!”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Kasami disa muaj më parë paralajmëroi se përmes N.P. “Tetova Transport” është shpallur tender për ndërtimin dhe rikonstruimin e objekteve sportive, ku përfshihet edhe stadiumi i Tetovës. Lënda për prokurorimin publik kap shumën e 600 milionë denarëve, apo 10 milionë euro, shkruan TV21. Kasami tha se projektet do të financohen me mjetet financiare të pushtetit lokal.

“Ky tender do të jetë i hapur deri me 22 deri me 22 dhjetor të vitit 2023. Kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë me një periudhë prej 36 muaj”, theksoi Kasami duke shtuar se projekti do të nisë me rikonstruimin e stadiumit të Tetovës, ku është paraparë që të respektohen standartet e UEFA-s