Kasami jep lajmin e mirë: “Filloi rikontruimi i ujësjellësit në lagjen Dardania” (VIDEO)

Kreu i komunës, Bilall Kasami ka publikuar lajmin se kanë filluar për rikonstruimin e ujësjellësit në lagjen Dardania.
“Ashtu siç u zotova, sot kanë filluar punimet për rikonstruimin e ujësjellësit në lagjen Dardania, problematik e kamotshme e kësaj lagje.

Jemi zotuar se do të jemi krah për krah me qytetarët dhe për qytetin tonë. Bashkërisht do ta ndërtojmë dhe zhvillojmë atë”, njoftoi Bilall Kasami.
Banorët e lagjes Dardania të Tetovës, tani e disa muaj përballen vazhdimisht me mungesë dhe restrikcione të ujit, si rezultat i dëmtimit që ju bë rrjetit të ujësjellësit gjatë punimeve në bulevardin “Bllagoja Toska”.