Kasami: Jemi të hapur për bashkim të opozitës shqiptare në zgjedhjet parlamentare


“Zgjedhjet parlamentare presim që të mbahen sa më shpejtë që është e mundur”, kështu u shpreh mes tjerash lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami teksa u përgjigj se si pritet të jetë qasja e kësaj partie në zgjedhje, transmeton TV21.

Thotë se janë të gatshëm për të bashkëpunuar me opozitën shqiptare, por nuk ngurojnë që edhe vet të dalin në zgjedhje.

“Lëvizja Besa ka dëshmuar se është hapur për një bashkëpunim dhe bashkim të opozitës shqiptare por asnjëherë nuk kemi nguruar që edhe të vetëm të dalim në zgjedhje”, tha Kasami pasi u rizgjodh lider partie në Kongresin e dytë të Lëvizjes Besa që u mbajt sot.