Kasami: Ja pse Tetova është kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Kyetari i Tetovës, vazhdon të këmbëngul se ky qytet është kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Sigurisht që për mua Tetova është dhe do të mbetet kryeqendra e shqiptarëve të RMV-së. Tetova ka qenë qendër e shumë zhvillimeve edhe para viteve të 90-ta, që në protestat për më shumë të drejta të shqiptarëve në vitet e 60-ta, pastaj në 81-shin dhe në luftën e 2001-shit. Në vazhdimësi Tetova vazhdon të mbetet një qendër e rëndësishme për shqiptarët e RMV-së dhe ne si komunë punojmë që Tetovës t’ia rikthejmë atë shkëlqim që e ka pasur dhe përfundimisht të mos flasim vetëm për probleme me ujë, me mbeturinat, me çështje elementare, por të flasim për një Tetovë e cila vërtetë do të jetë si një qendër gravitacioni për gjithë shqiptarët e RMV-së, por edhe në nivel të shtetit. Në këtë drejtim jo që mendojmë, por ne punojmë natë e ditë që Tetovën ta bëjmë një qendër të rëndësishme mbarëkombëtare”, tha Kasami për gazetën