Kasami: Ja çfar pashë në zyrat e Higjienës Komunale

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka realizuar takim me punëtorët e Njësia Punuese “Higjiena Komunale”.

“Të lënë në harresë me vite, në kushte që vetëm ata dinin se si punojnë, dje, realizova takim me punëtorët e Njësia Punuese “Higjiena Komunale”. I tmerruar me pamjet e atjeshme. Baltë dhe zyra katastrofale. Rroba të vjetruara dhe pagë minimale. Thirrja emergjente është tani. Kujdesi i tyre ndaj qytetit duhet të kthehet me shpërblim” ka shkruar Kasami.

“Përpara tyre u zotova për përkushtim më të madh ndaj tyre. Rroba të reja dhe ngritje të pagave do të jenë pikënisja e një transformimi për NPK-në.