Kasami: “I shtrij dorën e bashkëpunimit çdo Tetovari për fitore në raundin e dytë”

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se në Tetovë janë përpara dhe udhëheqin bindshëm në këtë komunë. Ai tha se është i bindur se në raundin e dytë do të fitojnë kundër Teuta Arifit. Gjithashtu ai falënderoi të gjithë aktivistët dhe votuesit e Besës dhe potencoi se në raundin e dytë nuk kanë për t’i zhgënjyer.