Kasami i përgjigjet drejtoreshës së Gjimnazit: Kemi edhe kështu drejtorë që u pjell mendja kështu gjërash (Video)

“Fatkeqësish në shkolla tona kemi edhe kështu drejtorë që u pjell mendja kështu gjërash”.

Kështu i është përgjigjur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami drejtoreshës së Gjimnazit të Tetovës, Teuta Kamberi Llalla e cila akuzon Sedat Sulejmanin se në emër të Kasamit “ka kërcënuar për të dhënë dorëheqje.

“Unë nuk e di a mund të ketë edhe më tutje njerëz kaq të çmendur që zyrtarisht, në komunë të kërcënojë dikë derisa unë të jem kryetar. Nuk kam informacion të detajuar se për çfarë bëhet fjalë pasi sot tërë ditën kam qenë në aksion. Sigurisht se do të ketë njoftim zyrtar por unë nuk besoj se dikush e ka kërcënuar dikë”, tha Kasami i pyetur nga TV21 pëR rastin në fjalë.