Keru i Lëvizjes Besa Bilall Kasami shprehet i hapur për bashkëpunim me opozitën shqiptare rrespektivisht me ASh-në. ”Unë besoj se është i mundur një bashkëpunim opozitar, ne kemi shprehur vullnetin tonë për bashkëpunim me ASh-në. Ne po fuqizohemi çdo ditë e më shum dhe se përfundimisht do të kemi rotacion në qeveri te partitë shqiptare” – tha Kasami. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe heqjes së 20%, Kasami thotë se do të përkrah të njëjtat, por nëse plotësohet disa kushte.
”Nëse do të duhen votat e lëvizjes Besa në Kuvend ata nu do të jenë të pa kushtëzuara” – tha Kasami. Kasami thotë se partia e tij do të jetë e hapur për çdo gjë që ka të bëjë me interesat e shqiptarëve. /KlanMacedonia/