Kasami i bindur: “Rexhepi ka qenë dhe është i ndaluar”

I pari i Lëvizjes Besam tashmë edhe kryetar i Komuns së Tetovës, Bilall Kasami, vazhdon të jetë i bindur se deputeti nga radhët e partisë së tij, Kastriot Rexhepi, ka qenë i ndaluar ditën që pritej të votohej mosbesimi ndaj Qeverisë.

Kasami, këtë koment e bëri në emisionin Programi 200, ku po ashtu tha se e gjithë ajo situatë është e organizuar nga strukturat shtetërore.
“Për mua edhe mëtutje është një situatë e organizuar nga struktura shtetrore. Deputeti ka qenë i ndaluar që ditën e votimit të mosbesimit të Qeverisë, të mos marrë pjesë në votim. Deputeti ka qenë i ndaluar dhe vazhdon të jetë i ndaluar që ta thotë atë të cilën ai e mendon”, tha ai.