Komuna e Tetovës nesër duke filluar nga ora 14:00 do të jetë e hapur për bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgim, bëjnë të ditur nga kjo komunë, transmeton TetovaSot.
Mërgimtarët do t’i presë kryetari i Komunës Bilall Kasami së bashku me ekipin e tij, ku sipas njoftimit të Komunës së Tetovës do të dëgjohen idetë, kërkesat, nevojat dhe problematikat me të cilat ballafaqohen ato gjatë qëndrimit në vendlindje.
“Të dashur bashkatdhetarë, ❤️
I’u njoftojmë se ditën e Shtunë (25.12.2021), duke filluar nga ora 14:00 komuna e Tetovës do të jetë e hapur për Mërgatën, në të cilën ditë Kryetari i komunës Bilall Kasami së bashku me ekipin e tij, do t’iu mirëpresë të gjithëve duke dashur që nga afër t’i dëgjoj idetë e juaja, kërkesat, nevojat dhe problematikat me të cilët ballafaqoheni gjatë qëndrimit tuaj në vendlindje. Gjithashtu bashkërisht të diskutohet edhe për mënyrën e lehtësimit të nevojave tuaja që ju paraqiten gjatë qëndrimit në vendlindje.
Të dashur bashkatdhetarë, ne dëshirojmë që t’i dëgjojmë nga ju edhe eksperiencat dhe të arriturat e Juaja nëpër mbarë botën, e që ato eksperienca ne të mund t’i vëndojmë në funksion edhe në Tetovën tonë të dashur.
Komuna është e qytetarit, bashkë për Tet❤️vën tonë.
MIRË SE VINI BASHKATDHETARË!” thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.