Kasami: “Gashi e ka derën hapur për t’u rikthyer në Lëvizjen BESA”


Kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami së bashku me bashkëshorten e tij kanë rrëfyer jetën e tyre bashkëshortore në emisionin “Pastel” në Tv21. Kasami ka thënë se është krenar që ka një bashkëshorte të tillë.
Në pyetjen e moderatorit se “Ma mirë një lugë TABASCO apo ribashkim me Alternativën?”, Kasami u përgjigjë natyrisht se do të zgjidhte Alternativën.
“Ata derën e kanë të hapur për të biseduar për zhvillimin e vendit dhe ecjen përpara të proceseve të rëndësishme”, ka deklaruar Kasami.