Kasami: Edhe me arkë komunale të bllokuar do ti realizoj gjitha premtimet

Edhe pse arka komunale është e bllokuar, kreu i Tetovës Bilall Kasami beson se do ti realizojë të gjitha projketet e premtuara. BESA dëshiron zgjedhje të parakohshme, por edhe pse nuk është koha për ato, do të kërkojmë nga partnerët ndërkombëtarë mekanizma ta kontrollojnë qeverinë, thonë mes tjerash Kasami në intervistë për REL.

REL: Jeni 100 ditë në krye të Tetovës për të cilën u betuat se do ta bëni evropiane. Por sipas asaj që e shohim dhe ta dëgjojmë nga Tetova, nëpër rrugët ka endë mbeturina, deponia Rusino nuk funksionon tërësisht, ka mungesë uji, vend për parking nuk gjindet, kaos komunikacioni… Nga perspektiva e sotme, a është më lehtë të premtohet sesa të realizohet?

Kasami: Gjithmonë më lehtë është të premtohet se të realizohet, por duke pasur parasysh situtaën në të cilën e gjetëm komunën, mendoj se është herët të jipet vlerësim se a do të mundet të realizohet ajo që është premtuar.Unë vlerësoj se krejtë cka është premtuar do të realizohet për Tetovën, për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet qyteti, për shembull problemi me mbeturinat, me rrugët, me ujin, me qënt endacak me gjithcka që nuk ngjan në një qytet ku duhet të jetojnë njerëzit me krenari.

Kjo është ajo që e gjetëm, në komunë kishte kaos të vërtetë, probleme administrative dhe probleme financiare.
Vetëm borxhi i komunës pa harxhimet tjera të ndërmarjeve është rreth 24 milionë, ndërsa i njëjti mund të jetë më i lartë. Jemi në situatë kur llogaria e komunës është e bllokuar… “, tha mes tjerash Kasami për REL.

Kreu i Lëvizjës Besa në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë ka thënë se kanë komunikimit të vazhdueshëm me VMRO-DPMNE-në, por për koalicion do të mendojnë dy herë, transmeton Pa Censurë.