Kasami: Do të jemi në shërbim të qytetarëve, ja me cilat dikastere do të udhëheqim

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev dhe Sekretari I Përgjithshëm Lupço Nikolovski sot janë takuar me Kryetarët dhe përfaqësuesit e partive të koalicionit “Mundemi”, ku bën pjesë edhe Lëvizja BESA.
Kreu i kësaj partie Bilall Kasami pas përfundimit të takimit para mediave tregoi se partia e tij do të udhëheq me ministrin e bujqësisë dhe me disa zv.ministra dhe drejtor në qeverine e re.

“Lëvizja BESA do të luajë një rol të rëndësishëm Qeveri. Ne do të menaxhojmë me ministrine e bujqësisë dhe pa dyshim që do të kemi një rol të rëndësishëm në vendet e tjera të qeverisë në pjesën e zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucione të rëndësishme. Ky do të jetë një përfitim për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga cila parti vijnë apo nga cila përkatësi etnike. Të gjithë zyrtarët e BESES do të jenë në shërbimin të qytetarëve”, deklaroi Kasami.