Kasami dhe Murseli bashkë

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherit kandidat i kësaj partie për Tetovën, Bilall Kasami i shoqëruar nga shefi i shtabit zgjedhorë lokal, Sedat Sulejmani sot në Tetovë kanë takuar kandidatin e Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Tetovës, Vullnet Murseli.
Kasami e Murseli janë takuar në qendër të Tetovës për të formalizuar zyrtarisht deklaratat e dy partive për mbështetjen që dy partitë dakordësuan ditë më parë.
Për takimin ka njoftuar Kasami i cili në një postim në “Facebook”, ka shpërndarë fotografitë nga takimi.

https://m.facebook.com/KasamiBilall/posts/1412853782461969