Kasami dhe kandidatët e tjerë të zonës 6 shpalosin programin e koalicionit “Mundemi”


Me kandidatët për deputet të zonës numër 6 të koalicionit “Mundemi” me në krye bartësin e listës, njëherit dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot kanë vijuar aktivitetet zgjedhore në Komunën e Vrapçishtit në fshatrat Sanakos, Dobërdoll dhe Gradec.

“Para banorëve, shpalosëm programin e koalicionit “Mundemi” si dhe investimet në turizëm, pasi që këto fshatra janë afër “Malit Sharr”. Punësimi i të rinjëve është një tjetër pikë e rëndësishme për të ndaluar këtë trend të largimit të masës më vitale të çdo shoqërie. Investimet në zonën e pollogut do të jenë në planë të parë të qeverisjes tonë, dhë do të kontribojmë që pjesa e buxheti të kthehet në investime kapitale në vendbanimet shqiptare” ka shkruar Kasami në Facebook.