Kryetari i Besës, Bilall Kasami dhe sekretari gjeneral Arjanit Hoxha kanë realizuar takim me ambasadorin e Francës në Shkup, Cyril Bomgartner.
“Me sekretarin gjeneral të Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha pritëm në takim miqësor ambasadorin e Francës në Shkup, z. Cyril Bomgartner. Në këtë takim u bisedua për zgjedhjet lokale që përfunduan me 31 tetor me mbajtjen e raundit të dytë. Si parti politike, shprehëm shqetësimet tona për të mos u shkelur verdikti i dhënë i popullit me 17 tetor dhe 31 tetor.
Me z.Bomgartner biseduam edhe për situatën politike të krijuar ditëve të fundit. Edhe një herë përsëritëm qëndrimin tonë se vendi asesi nuk duhet ta ndryshojë diskursin politik përballë proceseve integruese dhe njëkohësisht të punohet vazhdimisht për të mirën e vendit. Ambasadori i Francës përshëndeti qëndrimin e Lëvizjes BESA duke theksuar se rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është BE-ja.
Takime të tilla miqësore palët u dakorduan të realizojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Besës.