Kasami dhe Durmishi në Malësi të Tetovës, dëgjojnë nga afër propozimet e banorëve për projekt buxhetin e 2023


Në prag të votimit të buxhetit të vitit 2023 në komunën e Tetovës, Bilall Kasami së bashku me kryesuesin e Këshillit Komunal, Besar Durmishi kanë bërë vizita në fshatrat e Malësisë së Sharrit më konkretisht në Lisec, Shipkovicë dhe Brodec ku kanë ndëgjuar nga afër propozimet e qytetarëve në
lidhje me propozim buxhetin e vitit 2023. Kasami së bashku me Durmishin janë zotuar për implementim të të gjitha projekteve që dobi do të kenë qytetarët e Tetovës.