Kasami: Çështje kohe kur Ali Ahmeti do të del në “listën e zezë” amerikane!


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, është i bindur se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, do të përfshihet në “listën e zezë” amerikane. Në një intervistë për gazetën LAJM, Kasami tha se është çështje kohe kur emri i Ahmetit do të del në “listën e zezë”.

“Unë nuk mund të them se kam informata, por sigurisht që nëse flasim për gjithë procesin e vlerësimit të personave të cilët duhet të jenë në “listën e zezë” të DASH, indikacionet janë që në atë listë duhet të jenë shumë funksionarë të BDI-së, ndër të cilët vlerësoj që do të jetë edhe lideri i kësaj partie politike sepse nëse akuzat për kryetarin e Strugës janë se ka penguar drejtësinë dhe ka qenë i involvuar në çështje korruptive, se ka qenë i involvuar në pengimin e drejtësisë, atëherë po të njejtat dyshime për veprime të njejta janë edhe për kryetarin e BDI-së. Prandaj edhe një herë them që është çështje e kohës dhe dinamikës së shpalljes së emrave që do të jenë në atë listë. Unë kam bindjen se gjithë ky proces që të jetë i besueshëm dhe legjitim vlerësoj në një ndër emrat duhet të jetë edhe kryetari i BDI-së”, tha mes tjeras Kasami në intervistën për gazetën LAJM.