Kasami: Besa tashmë është opozitë, Qeveria e arrdhshme do të jetë pa BDI-në

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për Alsat-M, ka folur për rrëzimin e Qeverisë, “zhdukjen” e deputetit Rexhepi në ditën e votimit të mocionit dhe fitores së Komunës së Tetovës.
Ai ka ri-përsëritur qëndrimin e tij se kjo qeveri duhet të bjerë dhe ka thënë se…
Kasami shtoi se Qeveria e ardhshme do të jetë pa BDI-në, shtoi se humbi besimin tek LSDM-ja.
Kasami tha se me vendim të kryetarit si organ më i lartë Lëvizja Besa është parti opozitare dhe e ka lëshuar qeverinë.
“Tërheqja nga pozicionet e tyre, ministri dhe zv ministrat ne jemi parti opozitare”, tha Kasami.
Dha garanca që deputetët e Lëvizjes Besa me vullnetin e tyre të lirë janë pjesë e opozitës.
“Kam besim të plotë në deputetët e Lëvizjes Besa dhe deputeti i 61 nuk do të vijë nga Besa”, shtoi Kasami