Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistë për Alsat ka folur për zhvillimet e fundit politike me të cilat opozita shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes, sidomos me prezencën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në hapjen e shtabit qendror të Lidhjes Europiane për Ndryshim.
Prezenca e Bekim Qokut la të kuptohet se ai do të jetë pjesë e listave të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme“, tha Kasami.
Ai shtoi se Qoku do jetë i barabartë si të gjithë kandidatët tjerët.
“Nuk kemi fol kush ku do jetë në lista zgjedhore, por me koalicionin jemi dakorduar që Qoku do jetë i barabartë me të gjithë. Fryma e Vetëvendosjes nuk është për të ndarë hise po për te përkahur ndryshimin që duhet të ndodh këtu tek ne. Prezenca e Qokut dhe çdo qytetari në listat tona tregojnë që këto lista janë të shqiptarëve dhe kjo fitore të jetë e shqiptarëve më shumë se sa e personave që do gjenden ne listë. Në këtë frymë është edhe ftesa që i bëjmë ASH-së dhe votuesit të saj, që të jetë aty ku bëhet ndryshimi”, tha Kasami.