Kasami: BDI promovon “Frontin Evropian” me kazino dhe krim

BDI nuk promovon “Front Evropian” që do të promovoj vlerat si në Evropë, pasi për ta flitet vetëm për krim, korrupsion. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën në TV KOHA, ku ka shtuar se nga BDI dhe për BDI-në nuk fliten gjërat të cilat i duan qytetarët.

“Pra nuk flasin për vlera të mirëfillta të cilat i duan qytetarët tanë, të flasin për zhvillim ekonomik, të flasin për mirëqenie, për institucione që do u shërbejnë qytetarëve, pra të flasin për politikë që është në shërbim të qytetarëve dhe jo për politikë që bën miliona në kurriz të qytetarëve. Pra nëse BDI do të tentoj të bëjë një “Front Evropian” i cili do të promovojë kazinotë, i cili do të promovojë korrupsionin, i cili do të promovojë mosndëshkushmërinë, e veprave të rënda të korrupsionit politik, në këto rrethana Lëvizja BESA dhe partitë opozitare sigurisht që po punojnë fuqishëm për të ndërtuar një antipod të kësaj”, është shprehur Kasami.

Lideri i Lëvizjes BESA ka shtuar se Fronti Opozitar do të punojë për shtet të së drejtës, demokraci insitucionale dhe të gjitha të drejtat e qytetarëve.