Kasami: BDI doli nga lufta dhe përfundoi në krim dhe korrupsion

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sonte në Klan Macedonia ka folur rreth situatës aktuale politike, situatën në BDI, si dhe rolin e Lëvizjes BESA si partia më e madhe opozitare shqiptare.

Kasami ka akuzuar partinë e Ali Ahmetit si parti e krimit, duke deklaruar se BDI doli nga lufta e përfundoi në krim dhe korrupsion. Ai ka akuzuar funksionarët e kësaj partie për pasuri të paligjshme.