Kasami ankohet se pushteti qëndror po i’a vështirëson punën (VIDEO)

Ditë më parë në rrjetet sociale u publikuan listat e personave që janë të kontraktuar nga Komuna e Tetovës. 81 persona, të kontraktuar nëpërmjet një kompani private, por sipas Kasamit, secili është i angazhuar me obligime konkrete sipas nevojës së Komunës.

”Kam thënë se nuk do të largohet asnjë i punësuar nga komuna i cili punon dhe kontribuon për t’iu shërbyer tetovarëve. Angazhimi im ka qenë që të ndërpriten punësimet fiktive apo të atyre të cilët marrin paga dhe nuk e dinë se ku është vendi i tyre i punës dhe këtë e kemi ndërpre” – deklaroi Bilall Kasami.

Është shumë e thjeshtë, le të merren ata lista të cilat janë publikuar pa të drejtë sepse duhet të tregojnë edhe si kanë dalë ato lista. Ato njerëz nuk janë të punësuar në Komunën e Tetovës.

Çdonjëri që është në atë listë ka obligime të caktuara?
Patjetër. Ne mund të flasim edhe për emra të përveçëm nëse duam të jemi transparent deri në fund, mund të marrim emra të përveçëm dhe të shohim se ku janë të angazhuar dhe do të shohim se çdonjëri prej tyre ka një punë komfor sistematizimit dhe ju shërben qytetarëve të Tetovës atë të cilën nuk e kanë marrë si shërbim ndër vite në të kaluarën.

Kasami ankohet se pushteti qendror po i krijon telashe të shumta dhe po e pamundëson funksionimin normal të Komunës.Na penguan me aspektin financiar… Limitin të cilin e ka pasur Teuta, në javën e parë që erdha unë na i larguan atë limit dhe një pjesë e taksave të qytetarëve janë marrë nëpërmjet përmbaruesve.

Na penguan me menaxhimin e shkollave. Kur një shkollë të mesme e gjen në një gjendje të keqpërdorimeve klasike, për të cilën si rezultat i raportit të revizionit ka edhe padi në Prokurorinë e Tetovës dhe Ministri i Arsimit mi merr ingerencat.

Kemi rastin me pengesat me policinë. Gjithë ky kaos në komunikacion është si rezultat se policia e komunikacioni, le që nuk bashkëpunon me Komunën e Tetovës, por përkundrazi krijon probleme në jetën e përditshme. Ne aty ku duam të rregullojmë atë kaos, me vendosjen e sinjalistikës, policia në vend se të asistoj të rregulloj komunikacionin, ajo shkon edhe e ndërprenë punën. E të gjithë këto pengesa sipas Kasamit, vijnë nga një adresë.

”Ata i kthejnë në punë personat të cilët me muaj nuk kanë ardhur. Fatmirësisht, Komuna e Tetovës ka evidencë elektronike. Mund edhe sot të printoj raportin të atyre të punësuarve dhe do të shihni se me muaj nuk kanë ardhur në vendin e punës. Bashkëshortja e zëvendësministrit të drejtësisë të BDI-së, vjen dhe duke i shkelur ligjin i kthen ata në punë dhe unë jam i detyruar që ata ti kthej. Sot në momentin kur japim atë deklaratë, ai inspektorat, po aj inspektor është në Ndërmarrjen për transport publik për të kontrolluar nuk e di unë se çfarë. Po ajo ndërmarrje në kohën e Teuta Arifit ka qenë ndërmarrje fantom”

Në fund, Kasami dërgoi apel edhe deri tek pushteti…
”E shfrytëzoj këtë rast që t’iu them Qeverisë dhe BDI-së: Ju lutem, na leni të qetë t`u shërbejmë qytetarëve” – deklaroi Bilall Kasami. /KlanMacedonia/