Kasami: Ali Ahmeti e konfirmoj bashkëpunimin me Gruevskin

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ishte i ftuar në Alsat M, ku foli rreth situatës aktuale politike duke drejtuar sulme drejt pushtetit.

Ai deklaroi se Ali Ahmeti vetë e konfirmoi bashkëpunimin me Nikolla Gruevskin, duke i shpalosur takimet e tij sekrete me të.

“Nga Ahmeti morem konfirmimin se ne kishim te drejte kur hapëm dilemën nëse ndryshimet ne Kodin Penal, janë rezultat i një pazari politik. Por pyetjen pèr komentimin për takimet sekrete
Gruevski, Zaev dhe Ahmeti po i dergoni ne adrese te gabuar. Kjo eshtë njè pyetje pèr Dimitar Kovaçevskin. Sepse kur Ahmeti publikisht konfirmoi se VMRO-DPMNE eshtë tërhequr nga ideja
për ndryshimet ne Kodin penal, ai jo vetëm qê e leshon LSDM. Shqiptaret plotesisht jane të tradhtuar nga Ahmeti. Ai u takua de negocioi fshehtas me Gruevskin gjate kohës së të cilit shqiptarët ishin te shtypur dhe poshtëruar. Është e qartë se Gruevski është idhulli i tij i vërtetë politik.” – deklaroi Kasami