I ftuar në emisionin “Click Plus” kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka folur rreth situatës momentale në të cilën gjendet komuna. I pyetur rreth bllokimit të xhirollogarisë Kasami u shpreh se deri tani përmbaruesit i kanë marr komunës rreth 500 mijë euro shkaku i kamatave. “Deri tani kemi paguar rreth 500 mijë euro shkaku i kamatave dhe keqpërdorimeve që janë bërë nga udhëheqësia e kaluar. Edhe pse kemi arritur që të gjenerojmë të ardhura, përmbaruesit në moment po na e bllokojnë xhirollogarinë” theksoi Kasami!
Ballina Lajmi i Dites Kasami: 500 mije euro kemi paguar përmbarues shkaku i kamatave nga udhëheqësia...