Karvani informativ “bashkë të mbrojtur – vaksinat veprojnë”

Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e USAID-it, UNICEF-it dhe OBSH-së, ka nisur karvanin informativ për vaksinimin që në tetë ditët e ardhshme do të udhëtojë në 24 lokalitete të vendit.

Me moton “Bashkë të Mbrojtur – vaksinat veprojnë” karvani do të transmetojë informata në komunitetet lokale për të gjitha vaksinat e rregullta për fëmijë, vaksinat kundër gripit stinor dhe COVID-19. Ekipet e imunizimit do të udhëtojnë me karvanin duke ofruar në vendngjarje vaksinimin kundër COVID-19.

“Vaksinimi kundër gripit stinor është një ndër prioritetet e MSH-së. Për këtë qëllim kemi siguruar 40.000 vaksina pa pagesë që mund të merren në Qendrat e Shëndetit Publik. Vaksina nuk është e obligueshme kurse u dedikohet për më të moshuarit se 65 vjec, të sëmurve kronik, punonjësve shëndetësor, grave shtatzëna dhe fëmijëe të moshës nga 6 muaj deri në 5 vjet”, deklaroi Bekim Sali-Ministër i Shëndetësisë.

Më shumë se dy shekuj vaksinat u ndihmojnë njerëzve që të mbeten të shëndoshë – thonë përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare.

“Me pandeminë e COVID-19 të gjithë nga afër pamë humbjet, frikën dhe pasigurinë. Falë vaksinave anti-covid dhe vaksinave kundër gripit stinor, ne kemi mbrojtje për më të afërmit tonë”, deklaroi Xheri Dible-USAID.

“Vaksinat veprojnë, mbrojnë fëmijët, të rriturit dhe shoqërinë. Ata kanë shpëtuar më shumë jetë se sac do shpikje tjetër në historinë e njerëzimit. Ky është fakt. Në 60 sekondat e fundit, vaksinat e rregullta për fëmijë, kanë shpëtuar pesë jetë fëmijësh”, deklaroi Patricija Di Xhovani- UNICEF.

COVID-19 dhe gripi kanë simptome të njëjta. Edhe pse dy sëmundjet mund të shkaktojnë komplikime serioze, sipas përfaqësueses së OBSH, nëse nuk jeni të vaksinuar, koronavirusi mund të cojë në mjekim spitalor por edhe në epilog fatal.

“Nuk jemi aty ku ishim para një viti, pandemia ndryshon, por ende s`ka përfunduar. E dijmë se vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe mund të amortizojnë pasojat afatgjata që paraqiten pas kalimit të virusit COVID-19. OBSH-ja inkurajon të gjithë ata që plotësojnë kushtet për vaksinim kundër koronavirusit t`I pranojnë të gjitha dozat”, deklaroi Ane Johansen-OBSH RMV.

Karvani i vaksinimit nisi dje në rajonin e Kumanovës, kurse javëvë ne vazhdim do të vizitojë edhe vendbanime tjera gjithandej vendit./KlanMacedonia/