Kartoni i gjelbër në Maqedoni më i shtrenjti në rajon!

30% e pagës minimale është çmimi për karton të gjelbër në vend. Vozitësit tanë paguajnë kartonin e gjelbër më të shtrenjtë në rajon, i cili ka përfshirje të pakufizuar në 48 vende. Tek ne ky sigurim për një muaj kushton 30 euro, ndërsa për një vit 60 euro, përkatësisht deri në skadimin e afatit të regjistrimit.

“Ne si rregullatorë bëmë analiza dhe identifikuam se për momentin industria punon 50% me shpenzime administrative dhe të përvetësimit në segmentin e auto-përgjegjësisë dhe atë se si mund të gjejnë kapacitet që të vijë deri te ulja e çmimeve të tilla”, deklaroi Kërste Shajnoski, kryetar i Këshillit të ekspertëve në Agjencinë për Supervizion.

Po bëhen analiza që për kohë të shkurtër duhet të marrin përgjigje, por qëllimi është që në çmimin e auto-përgjegjësisë të përfshihet edhe çmimi i kartonit të gjelbër, përkatësisht kartoni i gjelbër të jetë falas, të ketë shpenzime administrative prej 300, 400 apo 500 denarëve. Me shumë gjasa nga viti i ardhshëm kartoni i gjelbër do të ketë çmime të reja.

Çmimi
Automjete udhëtimi deri më 66 KW – vjetor 3.690 den.
Automjete udhëtimi mbi 66 KW – vjetor 5.536 den.
Automjete udhëtimi deri më 66 KW – mujor 1.850 den.
Automjete udhëtimi mbi 66 KW – mujor 3.075 den.
Automjete tërheqëse, automjete speciale, motoçikleta, automjete kyçëse dhe automjete pune 5.536 den.
Automjete transportuese dhe autobusë 17.222 den.
Në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit çmimi është rreth 10 euro, sepse është bashkuar me auto-sigurimin vendas dhe merret gjatë regjistrimit të automjetit.

Çmimet në rajon
Në Serbi çmimi i kartonit të gjelbër është 1000 denarë
Në Mal të Zi çmimi i kartonit të gjelbër është 30 euro apo më pak se 2000 denarë
Në Itali çmimi i kartonit të gjelbër është 10 euro

Qëllimi i uljes së çmimit është që kompanitë e sigurimit të nxiten për të ofruar edhe prodhime të tjera siç janë: sigurimi i prodhimeve bujqësore, pronave, kompanive nga krizat financiare etj. Nga shitja e kartonit të gjelbër në gjashtë muajt e parë janë inkasuar 409,3 milionë denarë ose 104,5 milionë denarë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në gjysmën e parë të këtij viti janë shitur 78,287 kartonë të gjelbër për automjete motorike.