Kartelat pagesore, qytetarët nuk gjenin emrat në listë

Më shumë se 50,000 ankesa nga qytetarët deri më tani kanë arritur në qeveri për kartela pagesore. Mbi 30 mijë persona kanë ankesa në lidhje me vauçerët për pushime verore në vend. Zëvendëskryeministrja e Milla Carovska, konfirmoi se ankesat janë duke u shqyrtuar nga ministria e financave dhe sekretariati i përgjithshëm i qeverisë.

https://www.youtube.com/watch?v=IHHoP6z-vFk&feature=emb_title

Është e rëndësishme që ankesat arrijnë, u krijuan mundësi që të gjithë qytetarët që konsiderojnë se u janë bërë padrejtësi, të dorëzojnë ankesë pranë institucioneve. Ministria e financave dhe Sekretariati i përgjithshëm janë duke i përpunuar dhe pasi t’i kenë të dhënat e grumbulluara, do të dalin dhe do ta informojnë opinionin”

Lidhur me përmbajtjen e ankesave të qytetarëve, Carovska na drejtoi që përgjigje të kërkojmë nga Financat dhe sekretari në Qeveri. Nga Ministria e financave me shkrim u përgjigjën se të dhënat përpunohen nga më shumë institucione. Presin që ankesat t’i ndajnë në kategori deri të dielën e më pas listat do të korrigjohen që t’i dërgojnë te bankat për kartelat shtesë.

Ministria e financave

“Po punohet në përpunimin e kërkesave dhe verifikimin e të dhënave me qëllim të korrigjimit të listave”

Pas kaosit që ndodhi para bankave, këtyre ditëve radhët janë më të vogla. Nga Asociacioni i bankave thonë se çdo bankë ka protokollin e saj dhe përmes SMS porosive do i informojnë qytetarët si do i marrin kartelat, nëse në adresë shtëpiake ose do duhet patjetër të vijnë në bankë në termin të caktuar.