Kartelat pagesore për tregti – Të preferuarat e qytetarëve të RMV-së

Close up of unrecognizable customer paying with credit card at a grocery store while saleswoman holds credit card reader **DESIGN ON CREDIT CARD WAS MADE FROM SCRATCH BY US**

Qytetarët gjithnjë e më shumë i përdorin kartelat pagesore në tregtinë në vend. Të dhënat në Bankën Popullore për tremujorin e tretë të vitit të kaluar dëshmojnë rritje të madhe vjetore edhe tek vlera edhe tek numri i transaksioneve të realizuara edhe atë për 16 dhe për 14,9 për qind.

“Rritja vjetore e pagesave në tregti, që del para së gjithash nga rritja e lartë vjetore e numrit të pagesave me kartela pagesore në vendet virtuale (internet) të shitjes (40,8 për qind), vazhdon edhe në tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe është më e lartë për 4,3 herë në krahasim me rritjen vjetore në tremujorin e njëjtë të vitit 2020. Lidhur me përdorimin e kartelave pagesore në vendet fizike të shitjes, në tremujorin e tretë të vitit 2021, ishte realizuar rritje e lartë vjetore prej 12,8 për qind, që është më e lartë për 2,9 herë të rritjes vjetore të realizuar në tremujorin e njëjtë të vitit 2020”, informojnë nga Banka Popullore.

Rritje e lartë është vërejtur edhe tek pagesat me transfertë kreditore, gjegjësisht rritja vjetore tek vlera e transaksionit është 30,3 për qind, ndërsa tek numri i transaksioneve të kryera është 50,6 për qind.

“Bankieria elektronike dhe përdorimi i saj gjatë inicimit të transfertave kreditore edhe më tej shënon trend rritjeje, që ekzistoi edhe para pandemisë me Kovid-19, por ishte nxitur shtesë me transformimin digjital gjatë pandemisë. Kështu, edhe në tremujorin e tretë të vitit 2021, rritet përdorimi i transfertave të inicuara kreditore për 22,2 për qind në bazë vjetore tek numri, gjegjësisht për 31,4 për qind tek vlera e transaksioneve të realizuara, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020, kur shënuan rritje vjetore prej 35,9 për qind tek numri, gjegjësisht prej 30,8 për qind tek vlera e transaksioneve të realizuara”, thuhet në kumtesën e Bankës Popullore.